Web3 është tema më e re që “mban të zënë” të gjithë entuziastët e teknologjisë dhe kriptomonedhave. Disa prej tyre e cilësojnë si “faza e re e internetit”, ndërkohë që disa të tjerë, duke përfshirë këtu Elon Musk dhe Jack Dorsey kanë deklaruar shqetësimin e tyre.
Mirëpo çfarë është Web 3?
Web3 është një term për një ekosistem online i cili nxjerr nga loja ndërmjetësin e madh në internet. Pra, platformat në Web3 nuk janë nën pronësinë e central gatekeepers dhe ju nuk mund të navigoni internetin përmes motërëve të kërkimit si Google.
Cila është ana negative e Web 1.0 dhe Web 2.0?
Versioni i parë i world wide web u lançua nga Sir Tim Berners-Lee në 1989. Ata pak njerëz që kishin njohuri mund të fusnin informacione online në mënyrë të decentralizuar. Web 2.0 erdhi 10 vite më vonë dhe na lejoi ne të publikonim informacione në internet përmes gjigandëve të teknologjisë si Google, Twitter dhe Facebook. Mirëpo këto gjigjandë përdorin të dhënat tona personale që përdoren nga fushatat e tyre të reklamimit.
Në teori, Web 3 do të jetë një kombinim i dy versioneve të para, por do të heqë fuqinë nga korporatat dhe do t’ia japë sërisht njerëzve.
Si funksionon?
Në botën e Web3, motorët e kërkimit, marketplaces dhe rrjetet sociale nuk do të kenë një mbizotërues. Kështu ju mund të kontrolloni të dhënat e tuaja dhe të keni një adresë të vetme të personalizuar ku ju mund të lëvizni nga emailet e tuaja në një dyqan online dhe rrjetet sociale, duke krijuar një rekord publik të aktivitetit tënd në sistemin e blockchain gjatë këtij proçesi.
A nuk e kemi ne një tjetër Web3?
Idea e deçentralizimit të internetit ka filluar para një dekade me fuqizimin e kriptomonedhave dhe blockchain, dhe tani gjenden disa aplikime që i ngjasojnë Web3. Mirëpo ne akoma nuk jemi futur zyrtarisht në botën e Web3.
A është Web3 shumë idealist?
Idea e internetit të deçentralizuar mund të duket shumë e largët mirëpo kompanitë besojnë shumë në të, madje duke krijuar që tani ekipe Web3. Dhe në qoftë se fuqia largohet nga gjigandët e teknologjisë, njerëzit që po e krijojnë Web3 janë software developers dhe investuesit e së ardhmes. Ndërkohë blockchain nuk është shpërndarë në mënyrë të barabartë dhe është i gjithi në duart e zhvilluesve të hershëm.
Elon Musk tha: ”Unë nuk sugjeroj se web3 është i vërtetë – unë mendoj se është më tepër një kryefjalë e marketingut në ditët e sotme”.
Çfarë sfidash e presin Web3?
Ekspertët kanë shfaqur qartësisht shqetësimet e tyre në lidhje me rregullimin e internetit të deçentralizuar, e cila do ta bënte shumë më të vështirë parandalimin e krimit kibernetik dhe keqinformimit. Web3 mund të jetë disi i vështirë për t’u përdorur, por Gauthier tregon se sfida nuk është mbi përdorimin e tij, por aftësia për të ruajtur të dhënat e tyre online.