Një sistem njoftimi i hershëm i dizenjuar për të njoftuar njerëzit disa sekonda para se një rënies së një tërmeti vërtetoi funksionalitetin e saj ditën e hënë. Aplikacioni MyShake njoftoi rreth 500,000 telefona para se tërmeti i shkallës 6.2 ballë të godiste Kaliforninë.
ShakeAlert merr informacione nga rrjeti i sensorëve të United States Geological Survey. Nëse këto të dhëna tregojnë se do të ketë një lëkundje të madhe në një zonë të caktuar, njerëzit që jetojnë atje lajmërohen përmes smartphone-ve të tyre nga një partneritet i arritur mes Google, USGS dhe California Office of Emergency Services.
Epiqendra e këtij tërmeti ishte në një qytet të vogël të quajtur Petrolia. Përdoruesit e aplikacionit u lajmëruan rreth 10 sekonda para se lëkundjet të fillonin, tregoi Robert de Groot (koordinator i ShakeAlert me USG) në një intervistë për The Guardian. Për fat të mirë tërmeti nuk shkaktoi dëme të mëdha dhe nuk pati fatalitete.
Sistemi ShakeAlert u prezantua për herë të parë në Los Angeles në 2018, para se të zgjerohej në Kaliforni në 2019. Aplikacioni ishte present dhe në kohën kur LA u godit nga një tërmet 6.4 ballë, por nuk lajmëroi përdoruesit pasi priste që lëkundjet të ishin shumë larg qytetit.
Tashmë shkencëtarët në ShakeAlert mund të përdorin informacionin nga ky tërmet dhe të përmirësojnë sërisht sistemin në të ardhmen.