Ne jemi më pak se një muaj larg vitit të ri, dhe shumë prej smartphone-ve që debutuan këtë vit po përgatiten për t’u rifreskuar me një version të ri. Me shumë mundësi do të jenë të shumëta modelet që do të prezantohen, por ne mezi po presim të shohim 5 prej tyre.
iPhone SE 3
Apple e rifreskoi linjën e saj budget për herë të parë pas 4 vitesh në vitin 2020, por me sa duke ne nuk do të na duhet të presim sërisht kaq gjatë për një version të ri. iPhone SE 3 pritet të lançohet gjatë gjysmës së parë të vitit 2022, sipas analistit Ming-Chi Kuo.
iPhone 14 Max
Këtë vit Apple pritet të lëjë pas smartphone-in Mini në linjën e re të iPhone-ve, dhe ky model do të zëvëndësohet nga iPhone 14 Max. Kjo pajisje do të jetë zgjidhja e duhur për të gjithë personat që dëshirojnë një ekran të madh por nuk kanë shumë nevojë për upgrade-t e tjera që vijnë me modelet Pro si 3 lentet e kamerave dhe sensori Lidar.
Samsung Galaxy S22 Ultra
Samsung po përgatitet të bëjë tranzicionin e linjës Note, e cila me shumë mundësi do të ndërpritet, tek modelet e reja bashkë me S22 Ultra. Kjo pajisje pritet të ketë të integruar në trupin e saj një S Pen në të njejtën mënyrë si Note, dhe do të vijë bashkë me shumë përmirësime të tjera.
Samsung Galaxy S21 FE
Fansat e Samsung kanë pritur shumë për këtë pajisje, pasi prodhimi i saj është shtyrë disa herë. Kësaj here duket se Samsung do të prezantojë smartphone-in budget me specifika high-end në fillim të vitit të ri.
OnePlus 10 Pro
Nëse raportimet e deritanishme janë të sakta, OnePlus 10 Pro pritet të vijë me një ishull kamerash të ridizenjuar me 3 lente, ekran me refresh rate 120Hz dhe bateri 5,000mAh dhe proçesorin më të ri nga Snapdragon.