Microsoft nuk ka qenë asnjëherë një fans i faktit se përdoruesit e Windows shkarkojnë Chrome në PC e tyre në vend që të përdorin Edge, prandaj kompania ka vendosur të ndërmarrë një fushatë për të ndaluar këto përdorues që të shkarkojnë Chrome.
Në Windows 10 dhe 11 ka filluar të shfaqet një tabelë me mesazhe të ndryshme sa herë që njerëzit shkojnë në faqjen e shkarkimit të Chrome për t’i dekurajuar ato nga instalimi i aplikacionit rival të tyre.
Mesazhet që shkruhen në këto tabela janë të tipit:
- Microsoft Edge funksionon me të njejtën teknologji si Chrome, ndërkohë që ju keni besimin e shtuar të Microsoft në të.
- Ai broëser duket sikur vjen nga 2008! A e dini se çfarë është e re? Microsoft Edge.
- “Unë e urrej kursimin e parave” nuk tha asnjëherë asnjë person. Microsoft Edge është browser-i më i mirë për online shopping.
Kjo është një kundërpërgjigje ndaj mesazheve që Google shfaq në browser-at e tjerë sa herë që ju përdorni shërbimet e kompanisë si Google Search apo Gmail.
Këto mesazhe vijnë pothuajse 3 vite pasi kompania filloi një testim i cili lajmëronte përdoruesit e Windows që të mos instalonin Chrome dhe Firefox, mirëpo që asnjëherë nuk u shpërndanë për publikun e gjerë.