Në treg gjenden shumë aplikacione të ndryshme komunikimi, dhe shumë prej tyre mundohen të ofrojnë politikat më të mira në lidhje me sigurinë dhe privatësinë.
Një dokument i ri po qarkullon në internet dhe tregon se sa shumë të dhëna mundet FBI që të grumbullojë nga këto shërbime. Rolling Stone dhe Property of People siguruan një dokument të FBI që detajon ekzaktësisht se çfarë lloj informacioni byroja mund të sigurojë nga aplikacionet e ndryshme të komunikimit kur kanë një mandat kërkimi. Mes gjithë aplikacioneve, WhatsApp dhe iMessage ishin aplikacionet ku sigurohej shumica e informacioneve.
WhatsApp, iMessage dhe Line shpërndajnë disa “përmbajtje të limituara” kur marrin një kërkesë ligjore nga FBI. Ndërkohë, Signal, Telegram, Threema, Viber, WeChat dhe Wickr nuk shpërndajnë asnjë informacion me FBI.
Problemi me WhatsApp është se “informacionet e limituara” nuk janë dhe aq të limituara. Duke treguar mandatin e kërkimit, FBI mund të grumbullojë nga WhatsApp listën e kontakteve të përdoruesit dhe të gjithë personat e tjerë që e kanë numrin e personit të regjistruar. Një tjetër kërkesë nga byroja bën që WhatsApp t’i tregojë se me cilin person i dyshuari po kontakton, por jo përmbajtjen e tyre.
iMessage nga ana tjetër mund të japë informacion mbi bisedat e kryera 25 ditët e fundit nga kërkesa. Ato mund të shikojnë dhe mesazhet aktuale nëse personi i dyshuar përdor backups në iCloud për iMessage.
Kështu që nëse dëshironi që biseda juaj të jetë e sigurt, përdorni alternativat e lartpërmendura të WhatsApp dhe iMessage.