Autoriteti Britanik i Konkurencës dhe i Tregut (CMA) ka detyruar Meta të shesë motorin e kërkimit gif-sharing të quajtur Giphy. Blerja e Giphy u finalizua gjatë vitit të kaluar dhe i kushtoi kompanisë $315 milionë.
Në planet e Meta përfshihej integrimi i databazës së gjërë me video të shkurtra që përsëriten të Giphy në rrjetet sociale ekzistuese si Instagram. Mirëpo CMA ka marrë vendimin se blerja është jo e drejtë kundrejt rrjeteve të tjera sociale.
Në maj të 2020 pas blerjes së Giphy, Facebook atëherë tregoi se 50% e trafikut në këtë motor kërkimi vinte nga Facebook, ndërkohë që pjesa tjetër vinte nga Instagram. Por Giphy nuk siguronte GIF-s vetëm pë Facebook dhe Instagram, por edhe për kompetitorët e tyre si TikTok, Snapchat dhe Twitter.
We’ve directed #Facebook to sell Giphy after finding the takeover could reduce competition between social media platforms and increase Facebook’s already significant market power. pic.twitter.com/yRaPxMR43z
— Competition & Markets Authority (@CMAgovUK) November 30, 2021
CMA tha në një deklaratë: ”Pas konsultimit me bizneset dhe organizatat e interesuara dhe vlerësimit të alternativave të ofruara nga Facebook, ne kemi vendosur se zgjidhja e vetme e këtyre shqetësimeve mund të arrihet përmes rishitjes së Giphy nga Facebook drejt një blerësi tërësisht të ri.”
“Duke detyruar Facebook të shesë Giphy, ne po mbrojmë me miliona përdorues të rrjeteve sociale dhe po promovojmë kompeticionin dhe inovacionin në fushën e reklamimit dixhital.” tha Stuart McIntosh. Gjithashtu dhe ekspertët thanë se ky vendim nga rregullatori ishte tepër i rëndësishëm.