Pas disa vitesh injorimi të tregut dhe fokusimit në turnetë e krijuara nga fansat, Nintendo ka njoftuar se po bashkëpunon me Panda Global për të krijuar turne të rinj të liçensuar në SHBA, Meksikë dhe Kanada. Turnetë do të fillojnë të organizohen në vitin 2022 dhe bashkë me Super Smash Bros. Ultimate do të përfshijnë dhe Super Smash Bros. Melee.
Për momentin, për shkak të pandemisë, raundet kualifikuese do të mbahen online. Megjithatë në planet e Nintendo është grumbullimi i personave të kualifikuar në një event madhor sapo të krijohet mundësia. Fituesit e këtyre raundeve kualifikuese do të konkurojnë në finalet e mëdha, të cilat me shumë mundësi do të organizohen në evente me persona fizikë.
Confirmed. Ready your A-game, Super #SmashBros competitors. We’ve partnered with @PandaGlobal to launch the first officially licensed Super Smash Bros. championship circuit in North America, coming 2022! #SmashBrosUltimate #SmashBrosMelee https://t.co/3WKbEYrMH2
— Nintendo of America (@NintendoAmerica) November 18, 2021
Fansat e kësaj loje kanë mbetur të surprizuar, pasi shumica e tyre nuk prisnin që Nintendo të organizonte një turne të tillë, pasi kompania ka bërë shumë pak për të mbështetur fansat kohët e fundit.
“Sot është dita e parë e një të ardhmje të bukur.” shkruan lojtari profesionist HungryBox në Twitter. “Mezi po pres të shikoj se çfarë mund të arrihet nëse të dyja palët bashkëpunojnë. Kjo do të jetë diçka shumë speciale.”
Për momentin mbetet për t’u parë nëse Panda Global dhe Nintendo do të jenë në gjendje të mbajnë premtimet e tyre, por këto lajme kanë rritur besimin tek fansat e lojës.