Ne njoftohemi shpesh për ndërrimin e password-it tonë ekzistues në një password më të sigurtë, por gjithsesi vazhdojmë të përdorim password-e që janë tepër të thjeshtë për t’u gjetur.
Një studim i ri ka zbuluar se “123456”, “qwerty” dhe “password” janë ende password-et më të përdorur në të gjithë botën. NordPass ka publikaur raportimin e përvitshëm Most Common Passwords, në të cilin duken qartë diferencat midis lokacioneve dhe gjinive.
Shumë njerëz përdorin emrin e tyre si passwords, ndërkohë që emrat e ekipeve, të makinave apo të bandave muzikore janë gjithashtu shumë popullore. Jake Moore, një cyber security expert nga ESET, shpjegoi se ky studim tregon që njerëzit nuk i kuptojnë ende rreziqet që vijnë nga përdorimi i një password-i të dobët.
Ai i rekomandon të gjithë përdoruesve që të përdorin një password manager që gjeneron password-e të ndryshme për çdo site pa patur nevojën për të mbajtur mend detajet.
Password-i “123456” ishte më i përdoruri në të gjithë listën, dhe përdorej nga 103,170,552 përdorues. Vendin e dytë dhe të tretë e zënë “123456789” dhe “12345”.
“Colocolo” është tepër i përdorur në Kili, për shkak të ekipit të futbollit vendas, ndërkohë që në Brazil përdoret emri i ekipit “nacional”. Dhe pse këto password-e nuk janë aq të thjeshtë për t’u thyer, mund të jetë shumë e lehtë për një person që ka informacion rreth preferencave tuaja të gjejë password-in tuaj.