Jawed Karim, bashkë-themeluesi i 3-të i YouTube, ka dënuar vendimin e platformës për të hequr numrin publik të dislikes në video dhe tregon se kjo gjë shënon rënien e YouTube.
“Përse duhet që YouTube të bëjë këtë ndryshim universal? Ka një arsye, por kjo arsye nuk është dhe aq e mirë dhe asnjëherë nuk do të tregohet publikisht.” shkruan Karim. “Aftësia për të identifikuar përmbajtje të këqija përmes dislikes është një shërbim i rëndësishëm për këtë platformë. Pse? Sepse jo çdo përmbajtje e publikuar në YouTube është e mirë.”
YouTube e bëri këtë ndryshim gjatë javës së kaluar, ku tregonte se kishte hequr numrin publik të dislikes për të kundërshtuar ngacmimet dhe duke promovuar ”bashkëveprim respektues mes ndjekësve dhe krijuesve”. Mirëpo shumë përdorues dhe krijues në YouTube e kanë kundërshtuar këtë vendim, pasi mungesa e numrit të dislikes në video do të bëjë të vëshitë dallimin e videove spam të promovuara nga algoritmi i vetë YouTube.
Karim tregoi mesazhin e tij në një mënyrë tepër të çuditshme, duke edituar description në videon e parë të upload-uar në YouTube. Në deklaratën e tij diën e sotme, Karim e krahason videon e YouTube ku tregohet heqja e dislikes me historinë e famshme të ushtarit amerikan Jeremiah Denton, i cili pasi u detyrua nga vietnamezët të jepte një intervistë, përdori kodin Mors përmes mbylljes së syve dhe shqiptoi fjalën “torturë”.