Themeluesi i Blue Origin, Jeff Bezos, tregoi në një deklaratë se hapësira do të jetë shtëpia e humanëve pas disa shekujsh dhe se ato do të vijnë të vizitojnë planetin Tokë vetëm për pushime.
Ai tha se me shumë mundësi njerëzit do të lindin në hapësirë dhe do të jetojnë në cilindra pluskues që mund të akomodojnë më tepër se 1 milion njerëz dhe do të kenë të gjitha karakteristikat e planetit, si graviteti, lumenjtë pyjet dhe jetën shtazore.
Bezos e bëri këtë parashikim gjatë një diskutimi rreth politikave hapësinore të SHBA, i shoqëruar nga administratori i NASA Bill Nelson dhe drejtuesi i National Intelligence Avril Haines.
“Pas disa shekujsh, shumë njerëz do të lindin në hapësirë dhe ajo do të jetë shtëpia e parë e tyre. Ato do të lindin në koloni, do të jetojnë në këto koloni dhe do të vizitonin Tokën në të njejtën mënyrë si ju vizitoni Yellowstone National Park.” tha Bezos.
Multi-miliarderi ka folur dhe më parë për idetë e tij rreth habitateve hapësinore, të quajtura O’Neill colonies. Në 2019 Blue Origin shpejgonte se ato do të ishin disa cilindra 5 km të gjatë dhe do të ofronin transport të shpejtë bashkë me një zonë agrikulturore.