iFixit tha në një artikull në ditën e sotme se pamundësia e ndërrimit të ekraneve të iPhone 13 pa çaktivizuar Face ID mund të ketë një impakt të madh në kompanitë që ofrojnë riparimin e iPhone-ve, duke mbështetur kështu ligjet e së drejtës së riparimit.
Ky problem u konfirmua pasi iFixit bëri disa teste të ndryshme. Ndërrimi i ekranit të një iPhone 13 me ekranin e një tjetër iPhone 13 të ri rezulton në një mesazh error që thotë “E pamundur për të aktivizuar Face ID në këtë smartphone”. Pra, riparimi i ekranit të iPhone, që më parë mund të bëhej me vegla të thjeshta, tani kërkon pajisjen me një mikroskop dhe një mjet mikrosaldues për të patur akses në programin Independent Repair Provider të Apple.
I gjithë problemi shkaktohet nga një microcontroller që lidh iPhone me ekranin. Apple nuk ka një pajisje që lejon përdoruesit e iPhone apo dyqanet e riparimit që nuk kanë lidhje me Apple që të krijojnë këtë lidhje kur ekrani zëvëndësohet.
Disa nga teknikët kanë gjetur mënyra se si të kryejnë riparimin pa çaktivizuar Face ID, por kjo gjë është mjaft e vështirë dhe e lodhshme. iFixit kritikon ashpër vendimin e Apple për të çaktivizuar Face ID pas riparimit të ekranit, pasi kjo gjë e bën tepër të vështirë ose të pamundur që përdoruesit të mund të ndërrojnë ekranin e iPhone-it të tyre.