Samsung mendon se në botë gjenden të paktën 450 persona të cilët janë të gatshëm të paguajnë $1,100 për një palë xhinse që kanë vetëm një xhep. Mirëpo, bashkë me këto xhinse vjen dhe një smartphone.
E veçanta e këtyre xhinseve qëndron në faktin se janë krijuar posaçërisht për të mbajtur smartphone-in e palosshëm nga Samsung, Galaxy Z Flip 3. Prodhimi i këtyre xhinseve, që quhen Z Flip Pocket Denim, është arritur në bashkëpunim me kompaninë australiane të veshjeve Dr Denim.
Tashmë të gjithë personat që përdorin një smartphone të palosshëm nuk kanë më nevojë për hapësirë ekstra, pasi ato zënë shumë pak vend. Kjo ishte arsyeja që e shtyu Samsung drejt krijimit të këtyre xhinseve pa xhepat e zakonshëm në pjesën e parme dhe të pasme. I vetmi xhep i pranishëm është ai që është krijuar me përmasat ekzakte të Galaxy Z Flip 3 në pjesën e kofshës.
Z Flip Pocket Denim do të vijnë në një sasi të limituar prej 450 copësh ku secila prej tyre do të kushtojë $1,100 (i përfshirë në këtë paketë është dhe Z Flip 3). Për këtë arsye ekziston një mundësi që në të ardhmen ky kombinim i xhinseve dhe Z Flip 3 të kushtojnë më tepër se ajo që ju keni paguar për ta blerë.