Duke filluar nga dita e martë, aplikacioni streaming Netflix do të shtojë disa video lojëra në platformë, ku përfshihen Stranger Things: 1984, Stranger Things 3, Shooting hoops, Card Blast dhe Teeter Up.
Përmes një postimi në blog Netflix detajoi se si këto lojëra të reja do të funksionojnë. Ato do të listohen në një rrjesht ose kategori të dedikua, njësoj si të gjitha përmbajtjet tjera në platformë, dhe do të përfshihet në planin bazë të abonimit, pa patur nevojë për një abonim ekstra. Lojërat do të mund të luhen nga përdorues të ndryshëm në të njejtën adresë, për aq kohë sa numri i pajisjeve të lidhura nuk tejkalohet.
Netflix tregoi se “ndërkohë që disa nga këto lojëra do të kërkojnë që ju të jeni të lidhur me internetin, pjesa tjetër e tyre do të mund të luhen dhe offline”.
Lançimi i ditës së martë ndjek të njejtën linjë me testimin e limituar që u zhvillua gjatë muajit gusht. Sigurisht për momentin koleksioni i video lojërave është shumë i kufizuar, mirëpo kompania po jep sinjalet se kjo gjë sapo ka filluar dhe se është e interesuar në dizenjimin e lojërave “për çdo nivel loje dhe për çdo lloj lojëtari”. Me shumë mundësi ne do të shikojmë akoma dhe më tepër kur kompania të prezantojë projektet që zhvilluesit e Oxenfree po punojnë.
Për sa i përket publikimit të lojërave të tjera, nuk ka ende asnjë informacion zyrtar.