PUBG: New State do të jetë loja e rradhës nga publikuesi Krafton që do të prezantohet në datën 11 nëntor për të gjitha pajisjet iOS dhe Android.
Historia do të zhvendoset në vitin 2051, dhe PUBG: New State do t’i ofrojë përdoruesve formulën e njejtë të fokusuar në modalitetin multiplayer por me shërbime të reja si weapon costumization dhe dronë brenda lojës.
New State është një publikim i rëndësishëm për serinë e PUBG, pasi ajo është krijuar nga vetë studio e kompanisë, dhe jo nga gjigandët kinez të teknologjisë Tencent, të cilët zhvilluan lojën origjinale PUBG Mobile.
PUBG Studios tregon se New State do të vijë me masa të reja tepër strikte anti-cheat dhe se ato do të monitorojnë në mënyrë aktive komunitetin për të zgjidhur problemet para se ato të prekin shumicën e lojëtarëve. Në të kaluarën lojërat PUBG kanë patur shumë probleme me personat hileqarë, dhe Motherboard raportoi se gjatë këtij viti një grup hileqarësh kanë përfituar më tepër se $70 milionë duke shitur cheats për PUBG Mobile.
Sigurisht që PUBG nuk është e vetmja lojë që është përballur me këto probleme, pasi dhe kompanitë si Activision dhe Valve janë përballur vazhdimisht me persona që mundohen të bëjnë hile.