Në 2020, Sony aplikoi për një patentim i cili do të lejojë spektatorët që po ndjekin një transmetim të drejtpërdrejtë dhe pjesëmarrësit në lojë të votojnë për të eleminuar lojtarë nga loja. Kjo patentë u aprovua ditën e djeshme nga United States Patent Trademark Office.
Për të eleminuar lojëtarët më të dobët nga loja, spektatorët duhet të votojnë, dhe për të patur këtë privilegj ato duhet të paguajnë. Për momentin Twitch është platforma më e njohur streaming në botë, por shumë shpejt mund të haset me rivalitetin e fortë të Sony.
Përderisa Sony aplikoi për të patentuar një turne online dhe bleu gjatë këtij viti Evo (kompeticionin më të madh në botë për fighting games), është mjaft e qartë se kompania po e vlerëson konkurimin në lojërat e tyre më seriozisht se në të kaluarën. Megjithatë një patentë e aprovuar nuk nënkupton se Sony është e detyruar të sjellë këtë sistem menjëherë në treg. Ajo thjesht i jep ekskluzivitetin kompanisë nëse ajo dëshiron ta implementojë atë në të ardhmen.
Për të shmangur abuzimin e audiencës në këtë sistem, nevojitet të tejkalohet pragu prej 60% i votave për të eleminuar një lojëtar nga loja. Vota e spektatorëve me skill level më të lartë do të ketë një peshë më të rëndë në vlerësimin final.