Instagram ka prezantuar shërbimin e ri “Collabs” në platformë, i cili do të lejojë 2 përdorues të bëhen bashkë-autorë të një postimi në feed. Ky postim ose Reel do të shfaqet drejt ndjekësve të të dy autorëve dhe do të ndajnë të njejtin seksion komentimi, bashkë me numrin e shikimeve dhe pëlqimeve.
Collabs mund të aktivizohen nga pjesa ku ju bëni tag miqtë, por duhet të prisni që përdoruesi tjetër të pranojë ftesën tuaj.
Duke filluar nga dita e enjte përdoruesit do të kenë mundësinë të postojnë foto ose video drejtpërdrejt nga desktop browsers. Ky mund të duket si një shërbim tepër bazik që po vjen me shumë vonesë në desktop, por duhet marrë në konsideratë se funksionaliteti i Instagram në browser ka qenë shumë herë më mbrapa se eksperienca e ofruar në aplikacionet për smartphone. Direct Message u shtua në browser vetëm vitin e kaluar.
Gjithashtu platforma do të fillojë testimin e një mënyre të re për të grumbulluar fonde në mënyrë jo fitimprurëse përmes postimeve, të cilat do të aksesohen pasi të keni shtypur butonin “+” në pjesën e sipërme të ndërfaqjes. Nfa ana tjetër Reels do të pajisen me disa shërbime të reja të fokusuara në muzikë si Superbeat dhe Dynamic.