TikTok ka vendosur të bashkëpunojë me krijues të përzgjedhur dhe persona të famshëm si Lil Nas X, Bella Poarch dhe Grimes për lançimin e një koleksioni me non-fungible tokens ose NFT. Këto TikTok Top Moments janë inspiruar nga 6 momente me “rëndësi kulturore” në historinë e TikTok për të krijuara NFT të veçanta. TikTok planifikon që t’i nxjerrë në ankand NFT e krijuara bashkë me disa të tjera “limited edition” përgjatë muajit tetor.
Lil Nas X do të vijë i pari me një bashkëpunim me Rudy Willingham në datën 6 tetor, ndërkohë që Grimes do të bashkëpunojë me Brittany Broski dhe Bella Poarch. Lista e bashkëpunimeve është akoma dhe më e gjatë, mirëpo në asnjë vend nuk përmendet se si krijuesit do të ndajnë fitimet.
“Fitimet në pjesën më të madhe do t’i shkojnë krijuesve dhe artistëve të përfshirë” tha TikTok, ndërkohë që mohoi të komentonte mbi përqindjet specifike që do të ndaheshin mes bashkëpunuesve. Interesant është fakti se TikTok nuk do të përfitojë asnjë qindarkë nga shitja e këtyre NFT.
Nga aspekti ekonomik blerja e një videoje të famshme në TikTok mund të duket e arsyeshme, por vlen të vlerësohet impakti i madh ambiental që NFT kanë. Këto projekte të bazuara në blockchain kanë potencialin që të përdorin sasi të mëdha energjie.
Për më tepër informacione mbi TikTok Top Moments, klikoni këtu.