Electronic Arts ka vendosur të ngrejë në detyrë ish-zyrtaren e lartë të studios Laura Miele, e cila tashmë do të jetë zyrtare e lartë operative për kompanië. Ky ndryshim është një ngjarje mjaft e rëndësishme për Miele, e cila ka kryer një punë mjaft të mirë gjatë këtyre viteve me 25 studio të ndryshme që kishte nën mbikëqyrje.
Roli i ri do t’i japë Laura Miele një përgjegjësi akoma më të madhe dhe për arsyen se ajo është tashmë një ndër femrat më të fuqishme në botën e video-lojërave dhe duhet të shërbejë si një shembull për numrin e pakët të femrave në këtë industri.
Miele iu bashkua Electronic Arts në 1996 dhe ka punuar si zyrtare e lartë e studiove që nga muaji prill i 2018. Ajo pritet të fillojë punë zyrtarisht në pozicionin e ri muajt që do të vijnë në vijim.
EA tregoi gjithashtu se zyrtari i lartë i financave Blake Jorgensen do të largohet nga kompania. Ai pritet që të largohet në 2022 dhe EA nuk do të humbë kohë por do të fillojë menjëherë kërkimet për zëvëndësuesin e tij. Një tjetër ndryshim vjen në kampin e eksperiencës, ku Cris Bruzzo, i cili më parë ka punuar si zëvëndës president në seksionin e marketingut, do të emërohet si zyrtar i lartë i eksperiencës në kompani.