21 punonjës dhe ish-punonjës në kompanië e turizmit hapësinor nën pronësinë e Jeff Bezos, Blue Origin, kanë publikuar një ese “mallkuese” ditën e enjte ku thojnë se kompania “bën një sy qorr për të mos parë seksizmin, nuk i ndjek në mënyrë korrekte problemet e sigurisë dhe tenton t’i mbyllë gojën të gjithë personave që mundohen të rregullojnë gabimet.”
Në këtë ese, ku ka kontribuar dhe ish drejtuesja e seksionit të komunikimit me punonjësit Alexandra Abrams, përshkruhen disa raste të ndryshme të sjelljeve seksiste dhe refuzuese nga drejtuesit meshkuj të cilët mbysin të gjitha kundërshtimet profesionale.
Alexandra Abrams, a former head of employee communications for Blue Origin, is speaking out against the company to @LaurieSegall.
“You cannot create a culture of safety and a culture of fear at the same time. They are incompatible.” pic.twitter.com/JHuFY3cjcs
— CBS Mornings (@CBSMornings) September 30, 2021
Punonjësit akuzojnë CEO-n e kompanisë, Bob Smith, se ka dekurajuar stafin që të mos ngrinin pyetje gjatë mbledhjeve të brendshme pasi kishte caktuar një person të shënonte emrat e të gjithë “ngatërrestarëve”, siç i quante ai. “Rrethi i ngushtë i Bob Smith merr vendime të njëanshmë, shpesh herë pa dakordësinë e inxhinierëve ose ekspertëve të tjerë.” u shprehën punonjësit.
Në një intervistë për CBS, Abrams foli për herë të parë mbi këtë fenomen dhe tregoi se në 2019 ajo u pushua nga puna me arsyen se Bob nuk kishte më besim në të. Ajo shtoi gjithashtu: “Ti nuk mund të krijosh një kulturë sigurie dhe frike në të njejtën kohë.”