Zyrtarët në NASA nuk kanë diskutuar shumë mbi betejat gjyqësore që Blue Origin po ndërmerr në lidhje zgjedhjen e fituesit të programit Artemis Moon, i cili planifikon të ulë në Hënë disa njerëz.
Mirëpo NASA asnjëherë si ka mohuar se cilat ishin faktorët që e detyruan atë të zgjidhte kompaninë e Elon Musk, SpaceX në vend të Blue Origin që është nën pronësinë e Jeff Bezos.
- Kostot e larta
Përgjigja kryesore e NASA kundrejt protestës së organizuar nga Blue Origin ishte se ata vendosën të “provonin fatin e tyre si të ishin në kazino” me propozimin për ndërtimin e Blue Moon për $5.9 miliardë. Blue Origin ishte në gjendje të bënte një ofertë shumë më të mirë, por ato po prisnin që NASA të negocionte me to për uljen e kostove. Shkurtimisht, NASA nuk mund të përballonte ofertën e Blue Origin.
Ezekutivët e Blue Origin menduan se do të arrinin ta fitonin këtë projekt duke negociuar, pasi kështu kanë vepruar dhe më parë. Mirëpo përballë tyre qëndronte oferta pothuajse e përgjysmuar nga SpaceX prej $2.8 miliardë, gjë që ishte e parefuzueshme nga ana e NASA.
- Paditja e NASA
Blue Origin paditi NASA në gjykatën federale disa javë pasi GAO refuzoi protestën e tyre. Ato tashmë po pretendon se NASA u tregua paragjykuese ndaj kompanisë dhe i dha SpaceX një avantazh jo të drejtë. Mirëpo e gjithë kjo betejë po i kushton kohë projektit të NASA, i cili po shtyhet vazhdimisht derisa gjykata të marrë një vendim. NASA dëshiron që vendimi të jepet sa më shpejt në mënyrë që SpaceX të fillojë nga puna për ndërtimin e mjetit që do të ulet në Hënë.
Por nëse gjykata vendos se NASA është treguar e padrejtë, atëherë asaj do t’i duhet të anulojë kontratën me SpaceX dhe të rihapë konkurimin.