Elon Musk është rikthyer sërisht në krye të listës së personave më të pasur në botë duke lënë pas rivalin e tij Jeff Bezos. Ditën e hënë CEO i Tesla u bë personi i 3-të në botë që ka arritur vlerën e pasurisë $200 miliardë, sipas Forbes, pas Bezos dhe Bernanrd Arnault, CEO i LVMH.
Si një përgjigjje kundër Jeff Bezos, Elon Musk ka vendosur t’i dërgojë atij një dhuratë që do t’i kujtojë atij vendin që gjendet në renditjen e Forbes. “Unë do të dërgoj një statujë gjigande të numrit 2 drejt Jeffrey B., bashkë me një medalje argjendi.” tha Elon Musk në një email.
Këto komente ndezin akoma dhe më shumë rivalitetin midis dy personave më të pasur në botë, të cilët zëvëndësojnë shpesh herë njëri-tjetrin në krye të listës së personave më të pasur në botë.
Më herët gjatë këtij viti, Blue Origin që është nën pronësinë e Bezos protestoi vendimin e NASA-s për të nënshkruar kontratën me SpaceX për të ulur astronautët në Hënë. Nga ana tjetër Amazon protestoi gjithashtu kundër planeve të Starlink për të zgjeruar aktivitetin e tyre. Musk reagoi menjëherë duke thënë se “Puna e re e Bezos është hapja e betejave ligjore kundër SpaceX.”