OnLeaks dhe Digit kanë publikuar për herë të parë renders-at e rinj të Galaxy S22 Ultra të cilat kanë emocionuar fansat. Në këtë dizajn dallohen mjaft qartë format më katrore të inspiruara nga Galaxy Note 20.
Që nga momenti që Samsung vendosi të mos publikonte një version të update-uar të linjës Note në 2021, janë ngritur spekulimet se kësaj linje po i vjen fundi. Me sa duket produkti që do të zëvëndësojë serinë Note do të jetë pikëriksht Galaxy S22 Ultra, që do të vijë me një kamera selfie hole punch, formë katrore dhe suport për S Pen, i cili kësaj here besohet se do të jetë i integruar në trupin e pajisjes.
Në pjesën e pasme të smartphone-it gjërat bëhen dhe më tepër interesante. Galaxy S22 Ultra duket se ruaj ishullin e kamerës me të njejtët përbërës, të organizuar në formën P. Versionet e mëparshme Ultra përfshijnë një sensor të gjerë 108MP, dy sensorë telephoto 10MP dhe një sensor ultra-wide 12MP, mirëpo është ende jo e ditur nëse do të jenë pikërisht të njejtët sensorë që do të përdoren në S22 Ultra.
Sooo… Here comes your very first and early look at the #Samsung #GalaxyS22Ultra and its quite “unique” rear camera housing design! (360° video + stunning 5K renders + dimensions)
On behalf of @digitindia -> https://t.co/vBGM3WJfru pic.twitter.com/YDqfFrVGLW
— Steve H.McFly (@OnLeaks) September 24, 2021
OnLeaks është një leaker i besueshëm pasi shumica e lajmeve që vijnë nga ai kanë rezultuar të vërteta. Ky dizajn i Samsung duket sikur dëshiron të largohet nga ishujt e mëdhenj të kamerave, ndryshe nga iPhone dhe Pixel, të cilët këtë vit publikuan smartphone me ishuj të zmadhuar në krahasim me gjeneratat e mëparshme.