Facebook ndryshoi pa lajmëruar algoritmin e tij në 2018 për t’i dhënë përparësi materialit që është shpërndarë më shpesh. Mirëpo problemi me këtë ndryshim është se informacionet e pasakta, toksiciteti dhe përmbajtjet e dhunshme u shtuan shumë në platformë, dhe Facebook dhe pse i kuptoi këto rezulate vendosi ta mbante këtë algoritëm.
CEO i Facebook, Mark Zuckerberg tha se ky ndryshim u bë si një përpjekje për të përforcuar lidhjet midis përdoruesve, sidomos midis familjarëve dhe miqve, dhe për të përmirësuar mirëqenien e tyre. Por ajo që ndodhi ishte krejtësisht e kundërta sipas dokumenteve të publikuara, dhe Facebook u shndërrua në një vend më të zemëruar pasi algoritmi i ri po vlerësonte përmbajtjet e gabuara.
Studiuesit nga kompania zbuluan se disa persona dhe partitë politike po shpërndanin me qëllim përmbajtje negative për të rritur numrin e likes dhe share që ato marin për postim, dhe që këto përmbajtje të shfaqen para shumë personave të tjerë.
Në 2017 Facebook kuptoi se angazhimi i përdoruesve në platformë kishte filluar të binte, dhe për këtë arsye vendosën të përfshijnë algoritmin e ri. Kjo gjë ishte shumë e rëndësishme për Facebook pasi shërben si një barometër për matjen e “shëndetit” të platformës– nëse angazhimi në platformë bie atëherë shumë shpejt përdoruesit do të largohen nga ajo.