Duke përdorur këtë faqe, ju pranoni politikat e privatësisë
Accept
Geek RoomGeek RoomGeek Room
  • Home
  • Tech
    TechShfaq me shume
    Shkencëtarët krijojnë robotin e parë të ngrënshëm
    27 Nëntor, 2025
    Meta është gati të shpenzojë miliarda dollarë për të siguruar çipat e Google
    27 Nëntor, 2025
    DevFest Kosova 2025 sjell liderët globalë të teknologjisë në Prishtinë
    26 Nëntor, 2025
    SKAITECH dhe DRNS bashkojnë forcat për të sjellë spektakle dronësh të nivelit botëror në Shqipëri
    25 Nëntor, 2025
    Universiteti Bocconi konfirmon Modelin Parashikues ESG të ConsciESG: një moment i ri për inovacionin në Ballkanin Perëndimor
    25 Nëntor, 2025
  • Mobile
    MobileShfaq me shume
    Huawei 80 Pro Max vjen me ekranin më të ndritshëm në botë
    27 Nëntor, 2025
    Xiaomi 14 Ultra mund të përditësohet në HyperOS 3 brenda pak ditësh
    27 Nëntor, 2025
    Një studim i ri tregon se gjysma e europianëve humbasin momentet më të rëndësishme duke bërë foto; Galaxy AI i ndihmon të përjetojnë çdo moment
    26 Nëntor, 2025
    Njihuni me Apex Guard, laboratori i Oppo ku 10,000 smartphone testohen pa pushim
    24 Nëntor, 2025
    Një iPhone i ri do të bëhet pjesë e serisë 17 me përmirësim të madh në kamera
    24 Nëntor, 2025
  • Apps
    AppsShfaq me shume
    YouTube po teston rikthimin e DM në platformë
    20 Nëntor, 2025
    WhatsApp teston mbështetjen e disa llogarive në versionin më të fundit beta për iPhone
    20 Nëntor, 2025
    Google Play prezanton aplikacionet më të mira për vitin 2025
    19 Nëntor, 2025
    Një e metë e thjeshtë në sigurinë e WhatsApp ekspozoi 3.5 miliardë numra telefoni të përdoruesve
    19 Nëntor, 2025
    WhatsApp do të nisë integrimin e bisedave nga palët e treta në Evropë
    15 Nëntor, 2025
  • Science
    ScienceShfaq me shume
    Studimi arrin në përfundimin se shikimi i videove të shkurtra lidhet me një shëndet mendor të përkeqësuar
    27 Nëntor, 2025
    Shkencëtarët krijojnë një motor kërkimi për kodin gjenetik, si një “Google për ADN”
    24 Nëntor, 2025
    Lentet e reja që imitojnë sytë e njerëzve i mundësojnë robotëve një pamje më të qartë
    18 Nëntor, 2025
    Sam Altman po punon për të modifikuar gjenetikisht fëmijët që të mos mbartin sëmundje të trashëgueshme
    17 Nëntor, 2025
    Të folurit e disa gjuhëve të ndryshme mund të ngadalësojë plakjen biologjike
    14 Nëntor, 2025
  • Gaming
    GamingShfaq me shume
    Ubisoft prezanton një lojë të re të fuqizuar nga AI gjenerative
    25 Nëntor, 2025
    The Game Awards prezanton video-lojërat e nominuara për vitin 2025
    18 Nëntor, 2025
    Red Dead Redmption vjen në PS5, Xbox, iOS dhe Android
    15 Nëntor, 2025
    Sony prezantoi një monitor për PlayStation me shpejtësi rifreskimi 240Hz dhe karikues për levën DualSense
    12 Nëntor, 2025
    Një burrë nga Hungaria kërcen për 144 orë për të thyer rekordin në botën e video-lojrave
    12 Nëntor, 2025
  • Cars
    CarsShfaq me shume
    Gemini AI do të jetë qendra e re e partneritetit mes McLaren dhe Google
    20 Nëntor, 2025
    Porsche prezanton zyrtarisht modelin e saj më të fuqishëm, SUV Cayenne tërësisht elektrik
    20 Nëntor, 2025
    Nissan po riimagjinon zhvillimin e makinave nëpërmjet AI
    17 Nëntor, 2025
    Porsche sjell kartën e kreditit Premium për klientët e saj
    17 Nëntor, 2025
    Ekspertët zbulojnë temperaturën ideale për ngrohjen e makinës në dimër
    4 Nëntor, 2025
  • Entertainment
    EntertainmentShfaq me shume
    DigitAlb feston Nëntorin KUQeZI me ulje deri në 30% për paketat 12-mujore
    26 Nëntor, 2025
    Lojtarët më të mirë shqiptarë të Tetris-it garojnë për titullin kombëtar
    19 Nëntor, 2025
    Nivelet më të larta të CO2 po rrisin kaloritë në ushqim dhe ulin vlerat e tyre ushqyese
    18 Nëntor, 2025
    Kjo foto e mrekullueshme e parashutistit me Diellin në sfond bën xhiron e internetit
    15 Nëntor, 2025
    Piramida e Tiranës vlerësohet nga Architectural Record Awards në kategorinë “Adaptive Reuse”
    15 Nëntor, 2025
Search
Duke lexuar: Ja cilat janë 5 prezantimet kryesore në eventin “California Streaming” të Apple
Njoftim Shfaq me shume
Font ResizerAa
Geek RoomGeek Room
Font ResizerAa
  • Tech
  • Mobile
  • Apps
  • Science
  • Gaming
  • Cars
  • Entertainment
Search
  • Home
  • Tech
  • Mobile
  • Entertainment
  • Apps
  • Gaming
  • Cars
  • Science
Geek Room > Tech > Ja cilat janë 5 prezantimet kryesore në eventin “California Streaming” të Apple
Tech

Ja cilat janë 5 prezantimet kryesore në eventin “California Streaming” të Apple

Last updated: 14 Shtator, 2021 9:53 pm
Ndaj
4 Min lexim

Apple sapo ka përfunduar eventin e saj “California Streaming” ku ka prezantuar shumë produkte të reja, përfshirë këtu dhe serinë e re të iPhone 13.

Nëse ju nuk keni kohë të ndiqni eventin e plotë të organizuar nga Apple, keni ardhur në vendin e duhur për të gjetur një përmbledhje të prezantimeve kryesore në ditën e sotme.

Seria e iPhone 13

U prezantuan 4 pajisje të reja gjatë këtij eventi: iPhone 13 mini, iPhone 13, iPhone 13 Pro dhe iPhone 13 Pro Max. Ato janë të pajisura me proçesorin e ri A15, një notch 20% më të vogël se në gjeneratën e kaluar dhe kamera të përmirësuara në pjesën e pasme.

iPhone 13 mini dhe iPhone 13 përfshijnë 2 kamera në pjesën e pasme të pozicionuara diagonalisht, një wide dhe një ultrawide, të cilat ofrojnë një performancë të përmirësuar në ambiente me pak dritë falë sensorit më të madh. iPhone 13 mini ka një ekran 5.4 inç, ndërsa iPhone 13 e ka ekranin 6.1 inç. Ndryshe nga versionet Pro, këto dy pajisje nuk e kanë të integruar ekranin me refresh rate 120Hz. Çmimet e tyre fillojnë nga $699 dhe $799 respektivisht.

iPhone 13 Pro dhe Pro Max, si pajisjet më high-end, ofrojnë disa shërbime ekstra. Përveç teknologjisë së re ProMotion (refresh rate 120H) në ekranet 6.1 dhe 6.7 inç, këto pajisje kanë në pjesën e pasme dhe një kamera telephoto që zmadhon 3x, duke bërë të mundur zmadhimin optik 6x përgjatë të gjithë kamerave. Këto kamera janë në gjendje të regjistrojnë video në formatin ProRes, i cili i jep përdoruesve më tepër kontroll mbi përmbajtjen e regjistruar. Vlen të përmendet se jetëgjatësia e baterisë është përmirësuar në të gjitha pajisjet. Çmimet për iPhone 13 Pro dhe Pro Max fillojnë nga $999 dhe $1099.

 

Apple Watch Series 7

Apple Watch Series 7 vjen këtë vit me dy përmasa më të mëdha të ekranit, 41 dhe 45mm, me një dizajn që është pothuajse i njejtë me atë të vitit të kaluar. Disa elementë të ndërfaqjes janë përshtatur më mirë në ekranin më të madh, duke përfshirë dhe një tastierë të plotë në disa raste. Ky model fillon nga $399, por ju duhet të prisni disa kohë që pajisja të dalë në treg. Gjithashtu Apple prezantoi disa ndryshime në Fitness Plus, një shërbim për stërvitje.

iPad Mini

Një tjetër produkt që u prezantua gjatë këtij eventi është dhe iPad Mini. Ai ka një dizajn tërësisht të ri, të ngjashëm me iPad Air që u prezantua në 2020, ka një ekran 8.3 inç, një sensor Touch ID në butonin e ndezjes dhe një kamera ultrawide selfie që suporton teknologjinë Center Stage. Çmimi i iPad Mini fillon nga $499.

Gjenerata e 9-të e iPad

Apple prezantoi dhe një iPad të ri të gjeneratës së 9-të me proçesor A13 Bionic. Ai është i pajisur me të njejtën kamera ultrawide selfie që gjendet në iPad Mini. Versioni bazë me 64GB internal storage fillon nga çmimi $329.

Software i update-uar

Apple ka përgatitur bashkë me këto pajisje software-t e rinj të përmirësuar si iOS 15, iPadOS 15 dhe watchOS 8 të cilat do të mund të shkarkohen duke filluar nga data 20 shtator.

Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Kopjo link
E mëparshme LIVE – Prezantimi i iPhone 13
Tjetra Njihuni me serinë e re të iPhone 13

Rrjete sociale

27.5kFollowersFollow
2.8kNdjekesSubscribe
75.3kFollowersFollow
Happy App
airhelp airhelp
banner

Lajmet e fundit

Shkencëtarët krijojnë robotin e parë të ngrënshëm
Tech
27 Nëntor, 2025
Huawei 80 Pro Max vjen me ekranin më të ndritshëm në botë
Mobile
27 Nëntor, 2025
Meta është gati të shpenzojë miliarda dollarë për të siguruar çipat e Google
Tech
27 Nëntor, 2025
Xiaomi 14 Ultra mund të përditësohet në HyperOS 3 brenda pak ditësh
Mobile
27 Nëntor, 2025

Artikuj të ngjashëm

Tech

Trendi më i ri: të vendosësh Apple Watch në kyçin e këmbës

11 Shkurt, 2025
Tech

Samsung mund të dorëzojë produktet e saj me dronë në të ardhmen

27 Mars, 2021
Tech

Sondazhi i VISA: 40% e shqiptarëve janë gati të paguajnë ‘me një të kaluar të kartës’

9 Korrik, 2020
Tech

NASA konfirmon vizitorin interstelar

3 Nëntor, 2019

Rreth nesh

Themeluar në vitin 2018, Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në kohë reale dhe videove rreth risive më të reja. Me mbi 100 mijë ndjekës në rrjete sociale, mbi 1500 artikuj të publikuar në vit, mbi 360 video të prodhuara në vit dhe mbi 10 evente ndërkomëbetare të ndjekura në vit, Geek Room përfaqëson sot median lider në Shqipëri në fushën e teknologjisë. Lidhu me stafin tonë përmes emailit në: [email protected]
Për mundësi bashkëpunimi, na shkruani në: [email protected]

Editorial Staff:

Brenton Bënja (Editor in chief)
Bekim Haveriku
Xhonald Mamo
Franci Brahollari

Na gjeni:

© 2025 Geek Room te gjitha te drejtat e rezervuara. Developed by MIMS
adbanner
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?