Kia ka prezantuar Sportage-n e ri të dedikuar për Evropën, i cili është dizenjuar sipas karakteristikave të kategorisë SUV në kontinent. Kjo makinë kombinon një dizajn të jashtëm muskuloz dhe modern me interiorin tepër luksoz që përfshin një ekran të harkuar, i cili është ndërtuar në bazë të avancimeve më të fundit në fushën e teknologjisë së ndërlidhjes.
Kia Sportage përfiton nga programi high-tech i inxhinierëve që kanë përzgjedhur dimensionet ideale të makinës për rrugët evropiane. Kjo paketë e përshtatur mjaft mirë ofron gjithashtu kapacitet të mjaftueshëm për valixhet dhe hapësirë të rritur në zonën e kokës dhe këmbëve për të siguruar rehatinë maksimale të personave që drejtojnë këtë makinë.
Një model i avancuar plug-in hibrid përfaqëson një tjetër “herë të parë” për Kia Sportage, e cila bën të mundur uljen në mënyrë drastike të emëtimeve të gazrave dhe ekonomisë së karburantit për shumicën e udhëtimeve ditore nga shtëpia në punë dhe në supermarket.
Për të krijuar një eksperiencë dinamike, tërheqëse dhe optimale të drejtimit të makinës për rrugët evropiane, Sportage i ri vjen me disa nga avancimet më të fundit në teknologji. E përfshirë do të jetë gjenerata e re e Electronic Controlled Suspension, e cila ofron komfort optimal dhe nivele superiore sigurie gjatë gjithë kohës falë kontrollit të amortizimit në kohë reale.
Modaliteti i ri Terrain Mode bën që Sportage të ketë efektivitet të lartë dhe në situata sfiduese si balta, rëra apo dëbora, duke i ofruar drejtuesve mundësinë e eksperimentimit gjatë kohës së tyre të lirë.
Modeli i ri Sportage ofron dhe sistemet aktive dhe pasive të sigurisë DriveWise, duke përfshirë këtu dhe sistemin e njohur në mbarë botën të Kia të asistimit të avancuar të drejtuesit. Në thelbin e Sportage fshihet njëkohësisht efiçienca, fuqia dhe performanca. Ky kombinim kaq i mirë arrihet përmes ofrimit të teknologjive inovative hibride elektrike bashkë me gjeneratën më të fundit të motorave të pastër me djegie të brendshme.
Interiori i ri i Kia Sportage luan me butësinë e kualitetit dhe guximin e karakterit. Në qendër të kabinës moderne ndodhet ekrani i pajisur me touchscreen pad dhe sistemi i ventilimit tepër i detajuar. Ekrani 12.3 inç shërben si pjesa kryesore që plotëson të gjithë nevojat e drejtuesit. Përmes tij ju mund të përfitoni akses në shërbimet si Kia Live Services, Online Navigation, Online Voice Recognition dhe integrimin e kalendarit nga smartohone-i juaj.