Ditën e hënë El Salvador bleu Bitcoin me vlerë $21 milion. Kjo blerje e kriptovalutës vjen pasi ligji i miratuar në muajin gusht hyri në fuqi ditën e martë, duke lejuar rezidentët të përdorin Bitcoin si një monedhë të ligjshme.
Shtetasit e El Salvador mund të përdorin tashmë ID e tyre për t’u regjistruar në një aplikacion wallet për kriptovalutat të quajtur Chivo, i cili vjen me $30 milionë vlerë në Bitcoin si një pjesë e përpjekjeve të qeverisë për të ndihmuar në adoptimin e monedhës së re.
Presidenti Nayib Bukele tregoi përmes Twitter-it se shteti kishte blerë 400 Bitcoin, të cilët kishin vlerën $20.9 milionë.
El Salvador just bought 200 new coins.
We now hold 400 #bitcoin#BitcoinDay ??
— Nayib Bukele ?? (@nayibbukele) September 6, 2021
Kështu El Salvador bëhet shteti i parë që adopton Bitcoin si një monedhë legale, ndërkohë që dhe shtete të tjera po mobilizohen për të shtyrë drejt përdorimit të kriptomonedhave. Në Kanada, Zvicër, Kinë dhe SHBA është mbështetur përdorimi i kriptomonedhave për një numër të limituar blerjesh dhe projektesh pilot.