Apple sapo deklaroi sot se eventi i radhës do të zhvillohet ditën e martë, në datën 14 shtator rreth orës 19:00. Titulli i këtij eventi virtual që do të organizohet pa praninë e publikut është “California Streaming”, dhe do të transmetohet drejtpërsëdrejti nga Apple Park.
Gjatë eventit të vjeshtës Apple ka një traditë të prezantimit të serisë së re të iPhone, të cilët shpesh herë shoqërohen nga hardware të tjerë si Apple Watch dhe MacBook Pro.
iPhone 13 pritet të vijë në të njejtat përmasa që kishte dhe seria paraardhëse, por shërbimi që po pritet më së shumëti nga fansat e Apple është prania e refresh rate prej 120Hz, gjë që është ofruar prej disa gjeneratash në smartphone-t Android. Një tjetër përmirësim pritet të vijë në sektorin e kamerave bashkë me zvogëlimin e madhësisë së notch-it.
Nga posteri i publikuar nga Apple shfaqet një pamje mahnitëse gjatë pasdites, gjë që mund të tregojë për përmirësimet e arritura në night mode.
Kompania me shumë mundësi do të prezantojë dhe versionet e reja të Apple Watch, AirPods dhe MacBook Pro gjatë këtij eventi. Raportimet e fundit mbi serinë e 7 të Apple Watch tregojnë se pajisja do të vijë me skaje më të sheshta dhe ekrane më të mëdha prej 41 dhe 45mm.
AirPods me shumë mundësi do të vijnë me një dizajn të rifreskuar që inspirohet nga AirPods Pro, ndërkohë që MacBook Pro të rinj do të ofrohen në madhësitë 14 dhe 16 inç dhe do të fuqizohen nga proçesorët e prodhuara nga vetë kompania.