SpaceShipTwo e Virgin Galactic është dënuar nga Federal Aviation Administration deri në momentin kur të mbarojnë hetimet pasi kjo anije kozmike testuese që mbante brenda Richard Branson devijoi nga trajektorja e caktuar gjatë uljes në Tokë.
Kompania nuk ka të drejtë të përdorë SpaceShipTwo për të fluturuar deri kur FAA të aprovojë se ky ndryshim i trajektores nuk prek sigurinë publike.
SpaceShipTwo, anija kozmike e dizenjuar për turizëm hapësinor e cila dërgoi në skajin e hapësirës Branson dhe ekipin e kompanisë së tij prej 3 vetash, arriti të kryëje një ulje të suksesshme, mirëpo me sa duket ky mision nuk ishte dhe aq i suksesshëm sa u reklamua nga kompania.
Investigimi nga FAA zbuloi se drejtuesit e misionit Unity 22 ishin paralajmëruar me dritën e verdhë dhe të kuqe gjatë ngjitjes së anijes kozmike, pasi drejtimi i saj nuk ishte aq vertikal sa duhej. Në momentin e kthimit, anija kozmike devijoi nga trajektorja e caktuar nga Air Traffic Control, gjë që nxiti hapjen e hetimeve nga FAA.
“Ne e marrim tepër seriozisht këtë veprim dhe jemi duke përgatitur shkaqet e këtij problemi dhe po analizojmë se si mund ta shmangim këtë problem në misionet e rradhës.” tha një zëdhënës i Virgin Galactics në një deklaratë për shtyp.