Stina e vjeshtës është zakonisht e tejmbushur me evente nga kompani të ndryshme të cilat prezantojnë pajisjet e tyre më të reja me teknologjinë më të avancuar të momentit.
Mirëpo cilët janë smartphone-t më të mirë që priten të prezantohen?
iPhone 13
Ne besojmë se Apple është gati për të bërë zbulimin e madh në muajin shtator, i cili është një muaj tradicional i kompanisë për prezantimin e serive të reja të smartphone-ve. Pritet që njësoj si vitin e kaluar, Apple të prezantojë disa modele të ndryshme, duke përfshirë një version standart, Pro, Pro Max dhe ndoshta një version Mini.
Nuk pritet që kjo seri të sjellë ndryshime rrënjësore, thjesht disa përmirësime dhe shërbime të reja.
Samsung Galaxy S22 Ultra
Seria S22 nga Samsung pritet të prezantohet vitin e ardhshëm nga muaji shkurt ose mars, prandaj dhe nuk ka shumë raportime ose spekulime mbi atë që do të ofrohet në këtë seri. Mirëpo disa nga renderat e publikuara tregojnë se ndryshimet kryesore në këtë seri dhe veçanërisht në S22 Ultra do të jenë në sistemin e kamerave. Me shumë mundësi kompania ka gati një sensor të ri 200MP, i cili do të ketë rezolucionin më të madh që kemi parë deri më tani në një smartphone.
Google Pixel 6
Pixel 6 u prezantua gjatë këtij muaji me fotografi zyrtare nga Google, të cilat konfirmuan ndryshimin në pamjen e jashtme të smartphone-it. Ky smartphone vjen me përmirësime domethënëse në sektorin e fotografisë, duke përfshirë një sensor të përmirësuar që kap 150% më tepër dritë. Por arsyeja kryesore se pse ne mezi po presim publikimin e këtij smartphone-i është proçesori i zhvilluar nga Google, Tensor.
Samsung Galaxy S21 FE
S21 FE do të jetë pasardhësi i smartphone-it të vjetshëm shumë të mirëpritur S20 FE, një smartphone me çmim më të arsyeshëm që ofron një performancë të lartë. Pritet që ky smartphone të vijë me një ekran 6.4 inç dhe me një sensor 32MP të përmirësuar në kamerën kryesore.
Microsoft Surface Duo 2
Smartphone-i i palosshëm nga Microsoft nuk la shenjën e duhur në treg për shkak të mos optimizimit optimal të aplikacioneve për këtë format. Hardware i përdorur ishte shumë i mirë, por këtë vit pritet të jetë akoma dhe më i mirë, me specifika të përmirësuara, kamera të përmirësuara dhe lidhje në rrjetin 5G.