Microsoft ka vendosur që për të gjithë personat që instalojnë Windows 11 përmes ISO file dhe kanë një CPU të vjetër, të ndalojë marrjen e update-ve të reja të këtij sistemi operativ, madje dhe security updates për këto përdorues.
Është ende e paqartë se pse Microsoft ka marrë këtë vendim, mirëpo në një nga deklaratat e mëparshme ata janë përmendur duke thënë se “PC jo të suportuar nuk do të kenë mundësi të pajisen me Windows 11 updates”.
Tashmë puna nuk qëndron vetëm tek security updates, pasi bashkë me to mund të ndalohen dhe driver updates, dhe ne do të na duhet të rikthehemi në kohën kur driver updates instaloheshin manualisht, gjë për të cilën nuk shqetësohemi prej vitesh.
Për sa i përket features updates, zgjidhja është e thjeshtë, mjafton të bëni place install të Windows 11 ISO sa herë që një version i ri Windows të publikohet (në qoftë se Microsoft nuk ka ndërmend të bëjë diçka rreth kësaj zgjidhjeje).
Përmes kësaj ndarjeje Microsoft kërkon të shtyjë përdoruesit të blejnë një PC të ri, dhe pse atyre mund të mos i duhet. Megjithatë ju keni afat deri në vitin 2025, pasi ky është viti ku suporti për Windows 10 përfundon.