Platformat gaming kineze si Tencent dhe NetEase duhet të limitojnë oraret e luajtjes së lojërave online për minorenët në vetëm 3 orë në javë pas vendosjes së rregullave të reja nga rregullatorët ditën e hënë.
Ky ndryshim vjen si një përgjigjje ndaj shqetësimeve të ngritura mbi varësinë ndaj lojërave tek moshat e reja.
Të gjithë fëmijët nën 18 vjeç do të lejohen të luajnë vetëm një orë nga ora 8 deri në 9 gjatë ditës së premte, shtunë dhe të dielë dhe pushimeve publike. Më parë limiti qëndronte në 1.5 orë online gaming në shumicën e ditëve.
Sipas raportimit nga Reuters, kompanitë gaming duhet të ndalojnë luajtjen e lojërave gjatë këtyre orareve dhe duhet të përdorin një sistem të ri verifikimi për t’u siguruar që rregullat e reja do të respektohen. Rregullatorët thonë gjithashtu se ata do të bashkëveprojnë me prindërit dhe shkollat për të luftuar varësinë ndaj lojërave online të rinisë kineze. Këto rregulla të reja vijnë një muaj pas një artikulli të publikuar nga media shtetërore që i quajti lojërat si një “opium spiritual“. Dhe pse më vonë kjo shprehje u hoq nga artikulli, u bë tepër i qartë qëllimi që kishte qeveria kineze.