Ndërkohë që Microsoft po bën shumë ndryshime pozitive në ndërfaqjen e përdoruesve të Windows 11, eksperienca e default apps ka ngelur disi mbrapa. Tashmë versioni i ri Windows e ka bërë dhe më të vështirë për të ndërruar default browser, dhe kompetitorët si Firefox, Opera dhe Vivaldi janë shqetësuar.
Njësoj si në Windows 10, juve do t’ju shfaqet një tabelë kur keni instaluar një browser të ri dhe dëshironi të hapni një link për herë të parë. Kjo është e vetmja mundësi e thjeshtë për të ndërruar browser-at, por nuk duhet të harroni të klikoni në kutinë e poshtme “always use this app”.
Nëse ju harroni të zgjidhni browser-in tuaj të preferuar që në herën e parë si default, hapat që do të ndiqni janë disi më të çuditshme në krahasim me hapat që ndiqeshin në versionin e mëparshëm. Microsoft ka ndryshuar mënyrën se si përzgjidhen aplikacionet default në Windows 11, e cila tregon se ju duhet t’i vendosni defaults përmes një dokumenti apo një link në vend të single switch.
microsChrome dhe shumë browser rivalë do të kërkojnë nga përdoruesit që të bëhen browser-at kryesor, por ju duhet të ndryshoni default per HTM, HTML, PDF, SHTML, SVG, WEBP, XHT, XHTML, FTP, HTTP, dhe HTTPS, një proçes tepër i gjatë dhe i panevojshëm..