NortonLifeLock dhe Avast kanë vendosur të “bashkëpunojnë” përmes një marrëveshjeje me vlerë $8 miliardë. Në këtë marrëveshje shkruhet se NortonLifeLock do të fitojë të gjitha aksionet e Avast dhe do të krijojë një kompani shumë më të madhe security.
“Me këtë kombinim ne mund të përforcojmë platformën tonë të cyber security dhe ta bëjmë atë të aksesueshme për më tepër se 500 milionë përdorues” tha Vincent Pilette, CEO i NortonLifeLock. Ky kombinim do të mundësojë krijimin e produkteve të reja antivirus që përfshijnë benefitet e privatësisë të Avast dhe eksperiencës së Norton kurdo që një kompani ka nevojë për një siguri kibernetike.
Software-t dëmtues po përdoren gjithnjë e më tepër në ditët e sotme, si në rastin ku Gigabyte u godit nga një ransomware attack, që preku të gjithë klientët e IT management software, Kaseya.
Këto sulme mund të përfundojnë me supply chain attacks, incidente ransomware ose viruse që prekin dhe përdoruesit e rregullt. Hakerët arritën të fshihnin një virus brenda CCleaner në 2017 duke vjedhur kështu shumë informacione personale si kredencialet e kartave të kreditit.
Antivirusi Norton ka ekzistuar në një formë të caktuar që nga viti 1991, dhe përgjatë 30 viteve ka arritur të ruajë një figurë të mirë në treg.