Një fotografi mjaft interesante u publikua në internet ku shihet mjaft mirë se sa ndryshe është bota e sotme si rezultat i veprimeve të gabuara të njerëzve.
Raportimi gjithëpërfshirës i United Nations Intergovernmental Panel on Climate Change (IPCC) tregon se “askush nuk është i sigurt”. Ngjarjet ekstreme si përmbytjet ose goditjet e nxehta janë përkeqsuar me kalimin e kohës dhe i gjithë faji bie mbi emëtimin e gazeve në atmosferë.
“Ne e kemi ditur prej dekadash se Toka po ngrohej, mirëpo ky raport na tregon se vitet e fundit ndryshimet klimatike po vihen re në çdo cep të planetit dhe po përkeqësohen me një shkallë tepër të shpejtë. Një ndotje e tillë nuk është regjistruar asnjëherë më parë.” tha Ko Barret, zëvëndës drejtues i IPCC, në një deklaratë të shkurtër për shtyp.
IPCC konsiderohet si një autoritet lider në shkencën klimatike, dhe raportimi i mësipërm është krijuar nga 230 autorë nga 66 shtete të ndryshme të botës. Zbulimet e sotme janë një update-im i një raportimi të ngjashëm në 2013.
Mirëpo ndryshe nga atëherë, studiuesit kanë përmirësuar teknikat e vlerësimit të gjendjes kllimatike dhe kjo gjë përbën një ndryshim madhor.