Agjensia hapësinore amerikane publikoi një njoftim në website-n zyrtar ku shkruhej se po kërkonin për “qytetarë ose rezidentë të përkohshëm amerikanë të shëndetshëm dhe të motivuar” të cilët kanë dëshirë të dalin vullnetarë për të përjetuar një eksperiencë 1 vjeçare në një ambient të printuar 3D të ngjashëm me një bunker.
NASA do të kryejë disa misione të ngjashme dhe i pari prej tyre do të zhvillohet në vjeshtën e viti 2022 në Johnson Space Center, ku janë krijuar kushtet e veçanta që i ngjasojnë eksperiencës reale në Mars.
Disa prej problemeve kryesore që mund të hasen në këtë simulim do të jenë limiti i ushqimeve, mosfunksionimi i veshjeve dhe stresantët ambientalë. Ekziston gjithashtu një mundësi shumë e madhe që NASA do të kërkojë nga të përzgjedhurit që të ecin në sipërfaqjen e planetit, të kryejnë kërkime shkencore, të përdorin realitetin virtual dhe kontrollet robotike dhe të “shkëmbejnë komunikime”.
Ndoshta do të ketë dhe një pagesë për “vullnetarët” e përzgjedhur por sasia nuk është e përcaktuar në deklaratën për media të NASA.
Për të konkuruar ju duhet të keni një diplomë Master në fushat si inxhinieri, shkencë, matematikë ose ekuivalenten e saj në eksperiencë pune. Gjithashtu aplikuesit duhet të jenë nga 30-55 vjeç.