Deri më tani Sony ka shitur 10 milionë konsola PS5 dhe vazhdon në rrugën e saj të dominimit të tregut, duke tejkaluar dhe shitjet e paraardhësit PS4 për të njejtën periudhë kohore.
Dhe pse janë shitur kaq shumë konsola, kërkesa në treg është ende mjaft e lartë. Një problem madhor në shitjet e tyre ka qenë mungesa e proçesorëve gjysëm konduktorë në të gjithë botën. “Ndërkohë që PS5 ka arritur drejt më shumë përdoruesve më shpejt se çdo konsolë tjetër, ne kemi ende shumë punë për të bërë pasi kërkesa është shumë e lartë.” tha Jim Rayan, CEO i Sony interactive Entertainment. “Unë dëshiroj që gamers-at të dijnë se ndërkohë që ne përballemi me sfida unike që ndikojnë në industrinë tonë, prioriteti ynë është përmirësimi i niveleve të inventarit.” shtoi ai.
Sony ka shpërndarë gjithashtu dhe disa arritje për lojëra të ndryshme gjatë kësaj dite. Spider Man: Miles Morales ka shitur më tepër se 6.5 milionë kopje që nga lançimi në nëntor, ndërkohë që Ratchet and Clank: Rift Apart shiti 1,1 milionë kopje.
Ndërkohë që Sony shpërndan shifra rreth konsolës së saj, Xbox ka vendosur të mos flasë më rreth nivelit të shitjeve që në periudhën e Xbox One. Daniel Ahmad, një analist në Niko Partners përllogariti se Xbox Series X/S ka shitur në total 6.5 milionë njësi deri në qershor të 2021.