Për herë të dytë rradhazi në Lojërat Olimpike, shfaqja e ofruar nga dronët e shumtë ishte ngjarja që tërhoqi vëmendjen më të madhe të ndjekësve në hapjen e Lojërave Olimpike 2020.
Organizuesit i përdorën këto dronë për të krijuar një sferë pluskuese në qiell e cila njëherë përfaqësoi Hënën dhe më pas Tokën. Kjo është një zgjedhje alternative e shpërthimit të një sasie të madhe të fishekzjarreve, duke qenë disi më miqësorë me mjedisin.
whatever your opinion on the #Olympics and #Tokyo2020 going ahead, this 1800 drone display is cool as f…. pic.twitter.com/0xqkFue86X
— Aurora Intel (@AuroraIntel) July 23, 2021
Për të krijuar këto pamje mahnitëse u përdorën 1,824 dronë të cilët përdorën platformën “Shooting Stars”, njësoj si në Lojërat e vitit 2018.
Të gjithë personat që e ndoqën ceremoninë e hapjes live mund të kenë pyetur vetem se cila ishte pianistja që performoi në mënyrë të mahnitshme. Emri i saj është Hiromi Uehara, 42 vjeç, një kompozuese xhazi e cila ka filluar të luajë në piano që në moshën 6 vjeçare.
Naomi Osaka lights the Olympic cauldron ? #Tokyo2020
— Complex Sports (@ComplexSports) July 23, 2021
Për sa i përket njoftimit për shtyrjen e ndeshjes hapëse nga dita e shtunë në ditën e diel, ku do të luante tenistja e famshme Naomi Osaka, kjo ngjarje ndodhi me kërkesën e komitetit organizues për faktin se tenistja ishte përzgjedhur për të ndezur kazanin olimpik.