Nokia Mobile India sapo ka publikuar një foto në Twitter të smartphone-it të ri i cili nuk do të ketë nevojë për një këllëf mbrojtës. Ky smartphone do të lançohet në 27 korrik, siç përmendet në tweet.
? 27.07.21 pic.twitter.com/hEAFbGjOyu
— Nokia Mobile India (@NokiamobileIN) July 13, 2021
Ky mbishkrim në pjesën e pasme të smartphone-it është e vetmja e dhënë zyrtare që kemi për momentin. Në fotografinë e publikuar duket qartë se janë të përfshira 4 kamera, ku në qendër të tyre gjendet shkrimi Zeiss, gjë që tregon bashkëpunimin mes dy kompanive.
Raportimet nga GSM Arena tregojnë se dizajni i tij do të jetë i ngjashëm me atë të Nokia X10 dhe Nokia X20. Ai do të vijë me Android 11 të instaluar dhe 4 GB RAM. Për sa i përket proçesorit, mendohet se do të përdoret Snapdragon 480 5G, i cili gjendet dhe në X10 dhe X20.
Të gjitha këto specifika janë të njejta me smartphone-in e listuar para një muaji në Geekbench, të quajtur Nokia XR20, pra smartphone-i i ri me shumë mundësi do të quhet XR20.
Aktualisht kompania ofron smartphone të serive X (të cilat janë high-end), të ndjekura nga seria midrange G, dhe në fund smartphone-t e serisë C entry-level.