Ditën e sotme Nintendo Switch prezantoi versionin e ri që përmban një ekran më të madh, 7 inç me kualitet 720p, ndërkohë që kësaj here është përdorur teknologjia OLED.
Raportimet e mëparshme tregonin se Switch-i i ri mund të vinte me një proçesor të ri Nvidia, por në të vërtetë ai është vetëm një upgrade i ekranit. Nëse pajisja do të vinte me proçesor të ri, do të mundësohej dhe suporti për kualitetin 4K në modalitetin TV, por me sa duket fansat duhet të mjaftohen me 1080p në këtë modalitet për momentin.
Përveç ekranit të ri, këto modele do të përfshijnë një mbajtëse për tablet play, 64GB internal storage (nga 32GB që ishte më parë), një dok të ri me portë ethernet dhe përmirësime në audio.
Është konfirmuar se nuk do të ketë ndryshime të tjera madhore të brendshme në CPU dhe RAM. Joy-Cons origjinale do të jenë të përshtatshme me modelin e ri të Switch dhe sigurisht të gjitha lojërat aktuale do të mund të luhen në këtë version.
Nintendo Switch është një pajisje që ka bërë mjaft mirë dhe ka dominuar tregun e shitjeve në Amerikë për pothuajse 2 vite me rradhë. Që nga publikimi i tij në 2017, Nintendo ka shitur 84.59 milionë njësi.