Themeluesi i Blue Origin dhe një ndër personat më të pasur në botë, Jeff Bezos tregoi gjatë këtij muaji se do të marrë pjesë në fluturimin e parë të raketës New Shepard në 20 korrik drejt hapësirës bashkë me vëllain e tij.
Mirëpo vetëm 3 ditë pas këtyre deklaratave, njerëzit filluan të nënshkruanin peticionin i cili kërkonte ndalimin e rikthimit në Tokë të Jeff Bezos. “Miliarderët nuk duhet të ekzistojnë… në Tokë ose hapësirë, por nëse zgjedhin hapësirën, ata duhet të qëndrojnë atje.” lexohet në description-in e peticionit, që ka arritur të grumbullojë mbi 47,000 firma .
Disa nga nënshkruesit dhanë dhe disa arsye si “rikthimi në Tokë është një privilegj, jo një e drejtë”, ose “Toka nuk i pëlqen njerëzit si Jeff, Bill Gates, Elon Musk dhe miliarderët e tjerë.”
Një tjetër peticion i quajtur “Peticion për të mos lejuar rikthimin e Jeff Bezos në Tokë” ka mbledhur më tepër se 19,000 firma dhe po rritet vazhdimisht. Jose Ortiz, personi që e krijoi këtë peticion shkruajti në description se Bezos është “një person i lig i cili kërkon të mbizotërojë globin.”
Në këtë udhëtim bashkë me ekuipazhin, Jeff Bezos dhe vëllain e tij do të jetë fituesi i ankandit që pagoi $28 milionë për të provuar ndjesinë e fluturimit për 11 minuta në skajin e hapësirës.