Një raketë Long March u nis nga qendra Jiuquan Satellite bashkë me 3 astronautë drejt stacionit të ri hapësinor. Ky është misioni i parë në 5 vite nga Kina që përfshin dhe astronautë.
Anija kozmike Shenzhou-12 u nis në orën 9:22 lokale ditën e enjte në mëngjes. Nie Haisheng, Liu Boming dhe Tang Hongbo do të jenë 3 astronautët e parë që do të arrijnë në stacionin e ri hapësinor Tianhe. Ata do të qëndrojnë në të për 3 muaj duke sjellë stacionin hapësinor online.
Ky është misioni i parë nga 11 të planifikuar gjatë fazës së konstruksionit të Tianhe. Do të duhen të mbërrijnë 2 module dhe më tepër pajisje për t’u instaluar para se stacioni hapësinor të jetë i gatshëm në 2022.
Misioni i fundit me astronautë nga Kina ishte vizita drejt stacionit hapësinor të mëparshëm Tiangong-2, i cili doli nga orbita në 2019. Që nga ajo kohë Kina ka vazhduar të krijojë një plan të avancuar hapësinor, duke ulur një rover në Mars. Ky shtet po punon për të krijuar një partneritet me Rusinë me planet për të ulur disa astronautë në Hënë dekadën e ardhshme.