Microsoft po punon fort për të prezantuar versionin e ri të sistemit operativ Windows. Me Windows 11 pritet të vijnë ndryshime në pamje duke modernizuar aspektet e eksperiencës së përdoruesit.
Mirëpo prezantimi i një Windows të ri nuk ishte shumë i planifikuar. Meqë Windows 10X u ndërpre nga Microsoft, të gjitha resurset po riinvestohen në versionin e ri. Ditët e fundit ne arritëm të siguronim disa screenshots të hershme që tregonin ndryshimet kryesore që do të vijnë me Windows 11.
Mirëpo a do të jetë instalimi i Windows 11 falas?
Windows 11 akoma nuk është prezantuar zyrtarisht rreth ardhjes së saj ose çmimit, por që me shumë mundësi do të prezantohet në eventin e datës 24 qershor. Ne besojmë se Windows 11 do të ofrohet falas për të gjithë përdoruesit ekzistues të Windows 10. Ai mund të jetë i aksesueshëm përmes Windows Update si një instalim i zakonshëm. Kjo tregon se njësoj siç ju mund të ndaloni updates normale të Windows, do të kenë mundësinë të ndaloni dhe instalimin e versionit të ri.
Windows 10 njihej ndryshe si “versioni i fundit i Windows”, i cili ka marrë updates të rregullta me kalimin e kohës. Windows 11 pritet të përdorë një strategji të ngjashme me paraardhësin.