Një satelit amerikan i quajtur Mars Reconnaissance Orbiter (MRO) ka shkrepur një foto të roverit kinez Zhurong në sipërfaqjen e planetit Mars. Ky është konfirmimi i parë i misionit kinez që vjen nga kompani jo-kineze.
Kamera HiRise e MRO zbuloi gjithashtu një parashutë dhe disa komponentë të kapsulës që bënë të mundur futjen e saj në atmosferën e Marsit. Vendi ku roveri është ulur quhet Utopia Planitia, një terren i sheshtë në hemisferën e veriut.
Pas publikimit të fotografive ku automjeti zbriti nga shkallët, autoritetet kineze kaluan një periudhë të gjatë në qetësi para se të shfaqnin disa foto bardhë e zi në vendin e uljes.
Roboti kinez 240 kg është mjaft i ngjashëm me robotin e NASA, pasi përmban kamera për të lehtësuar navigimin, instrumente për investigimin e mineralologjisë dhe natyrës së ambientit, duke përfshirë dhe motin. Zhurong ka gjithashtu një lazer që pret gurët për të analizuar përbërjen e tyre dhe një radar që kërkon për ujë të ngrirë nën sipërfaqje, gjë që gjendet dhe në roverin e NASA.
Shkencëtarët kinezë shpresojnë se misioni në Mars do të zgjasë për të paktën 90 ditë marsiane.