Senati amerikan ka vendosur të nxisë prodhimin e pajisjeve teknologjike në vend me një fond prej $250 miliardë dollarësh. Ky aprovim vjen disa muaj pasi administrata Biden e klasifikoi mungesën e proçesorëve gjysëmkonduktor si një problem që prek sigurinë kombëtare.
Në formën aktuale, $52 miliardë do të shkojnë për prodhimin e proçesorëve gjysëmkonduktor, $29 miliardë për një drejtori të re të shkencave të aplikuara dhe 30% e fondit do të shkojë për National Science Foundation, sipas raportimeve nga Wall Street Journal.
Ky fond do të jetë tepër i rëndësishëm dhe do t’i japë një ndihmesë të madhe kompanive që po “vuajnë” nga mungesa e proçesorëve gjysëmkonduktor, që nga Sony dhe Xbox e deri tek prodhuesi i makinave elektrike Tesla.
“Ky është investimi më i madh në inovacionin teknologjik dhe kërkimet shkencore prej gjeneratash, i cili i fut SHBA në një rrugë për të drejtuar botën në industritë e së ardhmes.” tha lideri i Senate, Chuck Schumer.
Këtij fondi do t’i bashkohen dhe $10 miliardë të cilat do të përdoren për të shndërruar disa regjione dhe qytete në qendra të teknologjisë, duke siguruar mjetet e nevojshme dhe duke hapur vende pune të reja në këtë fushë.