Siç pritej, alienët kanë pushtuar ishullin e lojës mjaft të famshme Fortnite. Sezoni më i fundit, Chapter 2: Season 7, quhet ndryshe “Invasion” dhe karkterizohet nga pamjet sci-fi, një ndryshim mjaft i madh nga pamjet parahistorike të sezonit të mëparshëm.
Midis ndryshimeve më të reja janë dhe disa disqe fluturues të cilat mund të “hakohen” nga gamers dhe të pilotohen. Tashmë pajisjet skanuese bashkë me materialet ndërtuese të quajtura nuts and bolts do të lejojnë lojëtarët të krijojnë armë klasike të cilat janë fshirë nga loja. Gjithashtu armët si rail guns do të mund të qëllojnë përtej strukturave.
Si gjithmonë, një nga gjërat që tërheq vëmendjen në sezonet e reja është battle pass, e cila prezanton disa karaktere të ndryshme për personat që i blejnë. Në sezonin e 7-të, karakteret e rinj do të jenë Superman (do të prezantohet më vonë gjatë këtij sezoni), një alien i quajtur Kymera, një agjent i dyfishtë human/alien Joey dhe një battle droid i madh. Një nga shtesat më të çuditshme është Guggimon, një influencer virtual që ka më tepër se 1 milionë followers në Instagram.
Për personat që luajnë këtë lojë në PC, sezoni i ri do të shoqërohet dhe me disa përmirësime nga ana vizuale.