Një kompani cybersecurity e lançuar nga Finney, Sirin Labs, ka prezantuar një smartphone të ri, të quajtur Sirin V3.
Në të vërtetë Sirin V3 është një Samsung Galaxy S21 i cili është më tepër i fokusuar në sigurinë e përdoruesit falë platformës së sigurisë të bazuar në Samsung Knox. V3 vjen me shërbimin “Dual-Persona”, e cila krijon dy hapësira ku ju mund të ruani të dhënat tuaja.
Personal Mode ofron “autonomi të plotë të përdoruesve dhe një siguri bazë mjaft të fortë”, ndërkohë që Confidential Work Space Mode “ruan komunikimet profesionale dhe të dhënat e përdoruesit nga keqdashësit.”
Për të siguruar mbrojtjen e plotë, Personal Mode lejon instalimin e aplikacioneve që gjenden vetëm në Play Store, ndërkohë që ofron dhe mbrojtje nga injeksionet e virusit. Në Work Space niveli i sigurisë rritet akoma më shumë, duke mos lejuar instalimin e aplikacioneve (disa prej tyre janë pre-loaded) dhe madje as kapjen e screenshots. Gjithashtu Work Space ofron kryerjen e telefonatave dhe dërgimin e mesazheve të koduara rritje të sigurisë në platformat e zakonshme të biznesit.
Sirin V3 ofrohet në një konfigurim 8GB/128GB, proçesor Snapdragon 888 në Amerikë dhe Exynos 2100 globalisht. Çmimi zyrtar i tij është $2,650 dhe mund të blihet në dyqanin online të kompanisë.