Me metodat e ndryshme të manipulimit në ditët e sotme ne duhet të tregohemi shumë të kujdesshëm kur shpërndajmë fotografi online. Përshembull, duke shpërndarë një foto të kartës së vaksinës ju rrezikoni që t’ju vidhet identiteti nga keqdashës në internet. Mirëpo personat që meren me veprimtari të paligjshme duhet të jenë akoma dhe më tepër të kujdesshëm, pasi mjafton një foto e djathit të paketuar për t’i identifikuar.
Sipas rastit më të fundit të raportuar nga Merseyside Police në Mbretërinë e Bashkuar, u arrit identifikimi dhe arrestimi i suksesshëm i trafikantit të drogërave, Carl Stewart, mbi të cilin rëndojnë akuzat e tregëtimit të kokainës, heroinës, MDMA dhe ketaminës. Shkak i këtij identifikimi u bë një foto e shpërndarë nga ai, ku tregohej një bllok djathi.
JAILED | A man identified through a picture of a block of cheese is the latest to be jailed as part of #OpVenetic. Carl Stewart, 39, was sentenced to 13 & a half yrs in prison after pleading guilty to conspiracy to supply class A and B drugs. Read more ?https://t.co/Mh9DrsxAR4 pic.twitter.com/2nNZpFdXK7
— Merseyside Police (@MerseyPolice) May 21, 2021
Stewart me sa duket ka bërë dy gabime me shpërndarjen e kësaj fotoje. Gabimi i parë është përfshirja e gishtërinjve në të, dhe policia arriti të siguronte një pamje të qartë të shenjave të tij të gishtërinjve. Gabimi i dytë ishte shpërndarja e fotos në EncroChat, një sistem “encrypted” që u thye nga autoritetet në mars, gjë që “hapi më shumë gropa në sigurinë e këtij sistemi se ato në djathin zviceran”.