Pasi IFA u bë pjesë e trade shows mjaft të rrallë me persona në 2020, tani ka vendosur që eventi i këtij viti të anullohet. Fillimisht ky event ishte planifikuar të mbahej mes datave 3-7 shtator në Messe Berlin, mirëpo duke parë gjendjen e emergjencës së varianteve të ndryshme të COVID-19 dhe shpërndarjen e vaksinave në rang global u vendos që do të ishte më mirë nëse eventi nuk do të organizohej.
“Kohët e fundit, disa matje globale të shëndetit nuk lëvizën me shpejtësinë që ne po shpresonim, që nga emergjenca e varianteve të reja të COVID-19 në Azi dhe deri në pasiguritë që lidhen me programet e vaksinimit në të gjithë botën. Këto gjëra kanë shtuar pasigurinë e kompanive të ndryshme të interesuar për të ardhur në Berlin bashkë me median ose vizitorët.” u shpreh në një deklaratë kjo organizatë.
We planned, hoped and tried to make the impossible possible – and yet had to cancel #IFA2021. We’re #heartbroken, but full of confidence for #IFA2022!#seeyouatIFA2022https://t.co/VzBGNTCvFA pic.twitter.com/ZvM2FCnLv1
— IFA Berlin (@IFA_Berlin) May 19, 2021
Ky lajm vjen pasi një numër i madh i pjesëmarrësve në këtë event kishin deklaruar se nuk do të marrin pjesë në një shfaqje me persona në MWC në Barcelonë. Në listën e pjesëmarrësve që nuk do të jenë prezentë janë Qualcomm, Google, IBM, Nokia, Sony, Samsung dhe Lenovo. Për këtë arsye MWC do të jetë një event “hibrid”, me pjesëmarrje online dhe persona prezentë.
Një tjetër problem kryesor është dhe fakti se Messe Berlin është përdorur dhe vazhdon të përdoret si një qendër për vaksinim dhe për emergjencat mjekësore.