Për adhuruesit e video games kjo mund të jetë një mundësi ideale – Rockstar po kërkon game testers. Rockstar është një kompani mjaft e respektuar në industrinë e video-lojërave, e cila qëndron pas lojërave ikonike si Grand Theft Auto dhe Red Dead Redemption.
Kompania është në kërkim të game tester-ave edhe pse në tekstin e përmbledhur të tyre nuk përmendet ndonjë lojë në veçanti që duhet të testohet. Ndoshta kjo është një shenjë treguese se game testers mund të punojnë për një online update të një loje ekzistuese ose për një lojë tërësisht të re.
The National tregojnë se kompania është e gatshme të paguaj deri në £23,000 në vit për testimin e lojërave. Personat që punësohen duhet të ketë ”aftësi të mira në gaming, interes në kuptimin e industrisë së video games, njohje të përgjithshme të mira në PC dhe njohje të mira të gjuhës angleze”.
Vetë fakti se Rockstar po kërkon të punësojë testues shtesë po i bën fansat të dyshojnë se një lojë e re është në punim e sipër. Problemi i vetëm nga kjo kërkesë është se 48 kandidatët që do të rekrutohen duhet të jenë nga Mbretëria e Bashkuar.