Zoom po prezanton një shërbim të ri të quajtur Immersive View e cila do të jetë e aksesueshme nga të gjithë përdoruesit free dhe pro që marrin pjesë në webinars me deri në 25 vetë.
Ky shërbim është si një shtesë e background-eve virtuale ekzistuese, por fokusohet në vendosjen e pjesëmarrësve në një vend tepër realistik. Personat që nisin një meeting mund të aktivizojnë Immersive View nga e njejta menu ku gjendet Speaker View dhe Gallery View dhe më pas Zoom do të vendosë pjesëmarrësit në skena virtuale si një auditor. Pozicionimi i tyre mund të bëhet automatikisht nga aplikacioni ose host-i mund t’i ndërrojë vendin atyre sipas dëshirës.
Zoom thotë se organizuesi mund të ndryshojë madhësinë e pamjes së pjesëmarrësve ose dhe të përdorë një nga skenat e tij nëse është “mërzitur” nga skenat që ofron aplikacioni.
Problemi kryesor i këtij shërbimi është se funksionon vetëm për deri në 25 pjesëmarrës. Pjesa tjetër e njerëzve në një meeting do të duken në një video thumbnail në pjesën e sipërme të ekranit. Gjithashtu vlen të theksohet se personat që nuk përdorin versionin më të fundit të Zoom nuk do të mund të përdorin këtë shërbim.